Ballina Lajme nacionale A ka vendosur LDK-ja se kush do të jetë kandidati i tyre...

A ka vendosur LDK-ja se kush do të jetë kandidati i tyre për kryeministër?

12
SHPËRNDAJE

Duket se LDK-ja ende nuk ka vendosur se kush do të jetë kandidat për kryeministër.

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku pas mbledhjes Vjosa Osmani tha se kanë diskutuar se si t’i fitojnë zgjedhjet dhe se do t’i fitojnë ato.

E pyetur se a kanë diskutuar se kush do të jetë kandidati për kryeministër, Osmani tha se kjo do të vendoset më vonë.

“Kemi diskutuar qysh me i fitua zgjedhjet dhe do t’i fitojmë. Ato vendosen pak më vonë, mirëpo me rëndësi është që kemi diskutuar për programin tonë dhe për të gjitha veprimet që do t’i ndërmarrim të gjithë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, degët, të gjithë së bashku, në mënyrë që t’i fitojmë zgjedhjet. Personalisht mendoj që zgjedhjet do t’i fitojmë dhe kaq mund të them për momentin”, tha ajo.

Ndërsa Naser Rugova ka theksuar se kanë biseduam për të gjitha temat dhe se LDK është më unike se kurrë. “Është e gatshme për zgjedhje, jemi të gatshëm për të gjitha sfidat, do ta fitojmë këtë garë dhe do të rikthehemi fuqishëm në fillim-vjeshtën e këtij viti”, tha ai.

Edhe Rugova tha se nuk është diskutuar për kandidatin për kryeministër nga LDK.

-----