Ballina Lajme nacionale A ka dallime mes koalicionit LSDM-BDI?

A ka dallime mes koalicionit LSDM-BDI?

16
SHPËRNDAJE

 

 

 

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk heq dorë nga masa e paralajmëruar se do të suvencionohen pagat në sektorin privat për punëtorët shqiptarë. Kjo sepse, sic thonw, paga nuk bën dallime mes komuniteteve të ndryshme, por barazi në mes komuniteteve.

Deputetja Arta Bilalli-Zendeli thotë se realizimi i masës është një detyrim i tyre ndaj elektoratit shqiptar.

Ne si deputet shqiptar që i kemi marrë votat nga shqiptarët e kemi për obligim që të kujdesemi pikërisht për shqiptarët”, tha deputetja.

Nga ana tjetër zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dje dërgoi mesazh të qartë, se paratë publike nuk duhet të ndahen në baza etnike.

Çdo qytetar është i barabartë dhe merr mundësi të njëjta dhe trajtim të njëjtë. Mendoj se është mosmirënjohëse të synojmë që paratë publike të shpërndahen në baza etnike. Unë përgjigjem me një nënpyetje: A do të duhet për një fëmijë të sëmurë të pyesin nëse është shqiptar, turk apo maqedonas dhe kështu t’i japim paratë? Nëse përgjigjja është – po, atëherë së bashku do ta formojmë atë model. Mendoj se në një shoqëri të drejtë duhet ta harrojmë këtë”, theksoi Bytyqi.

Por, kjo masë, a po lëkund koalicionin LSDM-BDI? Deputetja Billali-Zendeli me përgjigje.

Mendoj se ta quajmë kundërshtim është pak e rëndë në këtë fazë. Se a është kundërshtim apo jo do të duhet të kalojë ende kohë. Prandaj nuk do të thosha se është kundërshtim apo përplasje në drejtim të avancimit të të drejtave të qytetarëve në pajtim me moton kryesore “Shoqëri për të gjithë”. Mendoj se nuk ka përplasje dhe dallimet eventuale do të tejkalohen”, theksoi deputetja.

Se masa siguron barazi dhe jo dallime dhe nuk do të vlen vetëm për shqiptarët, por për të gjithë komunitetet, ditë më parë siguroi edhe lideri i partisë nga ku vjen Bytyqi, kryeministri Zoran Zaev.

Ndërkaq përveç subvencionimin e pagave, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka futur në lojë edhe mundësinë për favorizimin e kompanive në prokurime publike apo përpilimin e një ligji, edhe pse, siç tha, nuk duhet ndërhyrë në tregun e lirë./TV21

The post A ka dallime mes koalicionit LSDM-BDI? appeared first on RTV21.

-----