Ballina Showbiz A ju kujtohet “Merti”? Kështu ua uron Fitër Bajramin

A ju kujtohet “Merti”? Kështu ua uron Fitër Bajramin

51
SHPËRNDAJE

Me rolin e tij ka bërë për vete të gjithë përmes serialit “Mos ma lësho dorën”.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, emra të njohur nga fusha të ndryshme postuan fotografi me mesazhe paqeje, shkruan rtv21.

Në mesin e tyre nuk ka munguar edhe një urim nga aktori i njohur turk, Yigit Kagan Yazici, i cili u bë i njohur me rolin e tij të “Mertit” te seriali shumë i shikuar “Mos ma lësho dorën”.

“Urime të gjithëve Bajramin, ju dua të gjithëve“, është urimi që “Merti” e ka bërë në gjuhen turke me anë të një videos, të cilën e ka publikuar.

Yigiti një djalë 12 vjeçar, i cili i dha jetë rolit të “Mertit” në mënyrë profesionale e luan rolin e një fëmije me autizëm.

Yigiti deri tani ka luajtur në tre seriale, për çka ka marrë lëvdata të shumta. Nga regjisorët turk, aktori 12 vjeçar cilësohet si njëri prej aktoreve më të talentuar të moshës së tij.