Ballina Lajme nacionale A janë të sigurta produktet ushqimore?

A janë të sigurta produktet ushqimore?

6
SHPËRNDAJE

Kreu i AUV-it thotë se Produktet ushqimore janë të sigurta për konsum.

Më tepër se 45 milionë kilogramë të llojeve të ndryshme të mishit futen në Kosovë çdo vit. Pavarësisht shqetësimeve të ngritura edhe nga ana e qytetarëve, kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Valdet Gjinovci, garanton dhe siguron se AUV është i përkushtuar për ofrimin e produkteve të sigurta ushqimore, qoftë atyre me origjinë shtazore dhe atyre me origjinë bimore, të cilat janë të gatshme për konsum dhe përdorim.

Megjithatë, pavarësisht kontrolleve që i bëhen mishit vendor, si dhe të importuar, vetëm gjatë vitit që shkoi janë asgjësuar më shumë se 120 tonë mish i prishur dhe produkte me origjinë shtazore.

Gjatë vitit që lamë pas janë asgjësuar edhe rreth 750 mijë kilogramë produkte të ndryshme ushqimore si pasojë e rrezikut të shëndetit publik.

Gjinovci në një intervistë për KosovaPress, thotë se produktet e kontrolluara janë të sigurta për konsum. Sipas tij, edhe në vitin 2020, do të vazhdojnë të jenë të përkushtuar që çdo konsumator dhe çdo familje kosovare në sofrat e tyre të kenë produkte cilësore.

“Për shqetësimet të cilat ngritën edhe nga ana e qytetarëve, garantoi dhe siguroi se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është e përkushtuar në drejtim të ofrimit të produkteve të sigurta ushqimore, qoftë atyre me origjinë shtazore ose ato me origjinë bimore, të cilat janë të gatshme për konsum dhe përdorim, por edhe atyre të cilat hynë në proces të përpunimit nga ana e operatorëve të ndryshëm vendor. Për këtë dua të garatoj që të gjitha produktet të cilat kontrollohen dhe monitorohen nga ana e inspektorëve të agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, janë produkte të sigurta për konsum apo për përdorim në tryezat tona familjare”, thotë Gjinovci.

Kryeshefi i AUV deklaron se gjatë vitit që lamë pas, stafi i agjencisë ka qenë i përkushtuar për realizimin e objektivave të punës sa i përket kontrollit të produkteve ushqimore, në të njëjtën kohë edhe të ruajtjes së shëndetit të kafshëve në kuadër të aktiviteteve që janë realizuar në terren.

Gjinovci ka shtuar se AUV është fokusuar në realizmin e kontrollit të produkteve ushqimore, qoftë të atyre të importit dhe atyre që prodhohen në Kosovë.

“Sa i përket asgjësimit të produkteve ushqimore gjatë këtij viti deri tani janë rreth 750 mijë kilogram produkte të ndryshme ushqimore të cilat janë asgjësuar dhe nuk janë lejuar që të konsumohen apo që të përdoren, përfshirë edhe produkte në këtë rast lëngje, fruta e perime të ndryshme por edhe produktet me origjinë shtazore dhe bimore… Përmes politikave për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve për paramendimin e sëmundjeve të ndryshme infektive, 75 krerë kafshë janë asgjësuar si pasojë e sëmundjes infektive, kështu që në kuadër të saj është punuar në drejtim të parandalimit të prekjes edhe te konsumatorët dhe shëndetit publik”, deklaroi Gjinovci.

AUV kanë arritur që të parandalojë edhe kontrabandën e të gjitha atyre produkte ushqimore të cilat kanë tentuar subjekte të ndryshme t’i futin në Kosovë, përfshirë këtu edhe kafshët e gjalla.

Në që shkoi në kontrollin kufitar janë realizuar rreth 46 mijë kontrolle zyrtare të ngarkesave prej tyre, ku këtë vit të evidentuara në sistem janë 95 ngarkesa të refuzuara.

Gjinovci thotë se është sfiduese puna e inspektorëve në terren, të cilët janë të anagzhuar në punë edhe jashtë orarit zyrtarë dhe në ditët e vikendit, vetëm e vetëm që të ketë më shumë siguri për shëndetin publik.

“Me këtë numër aktual të cilin e kemi, kërkon një angazhim për arsye se inspektorët shpesh herë janë të detyruar që edhe gjatë ditëve të vikendit dhe jashtë orarit zyrtarë që të angazhohen në terren për realizimin e aktiviteteve dhe kontrolleve zyrtare të cilat realizohen tek prodhuesit dhe përpunuesit në përgjithësi”, thota ai.

Ai duke folur për laboratorin e ushqimit dhe veterinës, thekson se gjatë vitit që lamë pas, ka kryer me sukses analizat laboratorike të mostrave të ardhura nga plani i kontrollit zyrtar në total 26 mijë e 290 mostra, prej tyre kanë qenë mostra të qumështit të papërpunuar rreth 18 mijë e 411, për analize mikrobiologjike 309, të pjesa e kimisë 523, bakteriologjia 957, patologjia 43 dhe serologjia 6047.

Teksa shtoi se laboratori iu ka nënshtruar rivlerësimit periodik nga ana e Drejtorisë së Akreditimit, ndërsa këtë vit është akredituar edhe metoda për serotipizimin e salmonellës.

Në kontrollet e realizuara janë marrë rreth 4300 mostra për analiza laboratorike duke i testuar në disa parametra dhe rreth 500 strisho për kushtet higjienike të hapësirave që i janë nënshtruar kontrollit sanitar.