Ballina Shëndetësi A janë ngjitës tumoret? Ja rastet e rralla që kanë habitur edhe...

A janë ngjitës tumoret? Ja rastet e rralla që kanë habitur edhe shkencëtarët

29
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kanceri është tipikisht një kërcënim që vjen së brendshmi. Mutacionet në qelizat tona, ndonjëherë mund të fillojnë të shumohen jashtë kontrollit, duke shmangur njëkohësisht edhe mekanizmat natyrorë të mbrojtjes së trupit.

Kur kjo ndodh, masa e akumuluar quhet tumor. dhe zakonisht është fatal nëse nuk trajtohet. Fatmirësisht, tumoret nuk përhapen në masë, siç ndodh me bakteret apo viruset. Trupat tanë janë të përgatitur për t’i refuzuar qelizat e huaja. Dhe kjo përgjigje e lindur imune na mbron nga indet – përfshirë tumoret – që vijnë nga njerëz të tjerë apo kafshë.

Tek kafshët kjo gjë ndodh gjithmonë, pasi ka disa lloje të kancerit që transmetohen lehtë – edhe pse asnjëherë tek njerëzit. Disa viruse mund të shndërrohen në kancer, duke i bërë ato një mekanizëm indirekt të transmetimit të kancerit. Por zakonisht, vetë qelizat e kancerit njerëzor nuk kalojnë nga një njeri tek tjetri.

Edhe pse funksionon kështu, ka edhe raste të rralla që e thyejnë këtë rregull. Në literaturën mjekësore ka edhe raste që identifikojnë situata të çuditshme kur tumoret njerëzore përhapen nga një person tek tjetri.

Shembuj të tillë të transmetimit të kancerit janë tepër të rrallë, dhe sigurisht që kjo nuk do të thotë që ne duhet të shqetësohemi për identifikimin e kancerit. Por ato janë domethënës sa i përket ndërveprimeve komplekse midis trupave tanë dhe qelizave kancerogjene që devijojnë. Siç zakonisht ndodh në mjekësi, këto janë raste misterioze, mbi të cilët duhet të hulumtojmë më shumë për ta kapur në kohë sëmundjen. Para shumë kohësh, kjo nuk kishte ndonjë rëndësi të madhe.

Dikur një kirurg që operoi një njeri që kishte një masë kancerogjene në bark, plagosi dorën gjatë procedurës – diçka që është gjithmonë e rrezikshme kur përdoren mjete të mprehta. Por muaj më vonë, mjeku vuri re një gungë të fortë në dorën e tij afër vendit ku kishte dëmtuar dorën.

Doktori që i vizitoi dorën e kirurgut e diagnostikoi gungën si tumor, dhe ekzaminimet e mëtejshme zbuluan se ajo ishte përbërë nga të njëjtat qeliza si ato të pacientit që kirurgu kishte operuar muaj më parë. Pra qelizat tumorale ishin transplantuar nga pacienti tek kirurgu.

Tumori i kirurgut u hoq, dhe ai u shërua pa probleme. Por përvoja e tij spikat në literaturën mjekësore si një nga rastet e veçanta. Sëmundjet e tumorit nuk duhet të jenë ngjitëse. Kërkimet e bëra dekada më parë nga studiuesi i kancerit Çester Southem, e kishin konfirmuar këtë.

Kur ai u përpoq të vendoste qelizat staminale të marra nga pacientët me kancer tek njerëz të shëndetshëm, qelizat kanceroze u tretën, pasi ato u vranë nga sistemet imune të marrësit.

Edhe në atë kohë puna e tij studimore u pa si e dyshimtë nga pikëpamja etike.

Por përfundimet e Southam, u cilësuan përgjithësisht si të sakta, dhe ndihmuan të vërtetonin se qelizat kancerogjene, zakonisht nuk mund të kalojnë nga një person tek tjetri. Sistemet tona imune, janë vazhdimisht në kërkim të qelizave që nuk vijnë nga trupat tanë. Kur ata hasin në diçka të dyshimtë, shumë shpejt e vrasin atë.

Ky reagim imunitar është shkaku se pse personat që bëjnë një transplanto, duhet të marrin ilaçe për të nënshtruar sistemin e tyre imunitar që të pranojë një organ të ri, dhe të mos e refuzojë atë. Në rastin e kirurgut, u konstatua se tumori i tij përmbante elementë gjenetikë si nga trupi i tij, ashtu edhe nga ai i pacientit që ai kishte operuar.

Megjithëse mekanizmat për ta analizuar këtë rast janë të paqarta, ka të ngjarë që prania e qelizave tumorale në ADN-në e tij të ishte e mjaftueshme për të bërë që sistemi i tij imunitartë dorëzohej. Rastet e tjera të transmetimit të kancerit tek njerëzit, përfshijnë edhe një laborante që u shpua padashje me një shiringë që përmbante një seri qelizash kancerogjenedhe qelizat e melanomës që u transplantuan nga vajza tek nëna.

Gjithashtu, disa transplantime organesh – më pak se 10 për qind – mund të transmetojnë kancerin nga dhuruesi tek marrësi. Për më tepër, ndonjëherë edhe nënat mund të përçojnë kancerin tek fetuset e tyre. Në shumicën e rasteve, ka pak informacione se pse këto tumore janë në gjendje të transmetohen nga një person tek tjetri.

Por gjithashtu këto raste të rralla, janë një tregues se raste të tilla nuk hasen shpesh. Edhe pse kancerat e transmetueshëm janë të rrallë tek njerëzit, kjo nuk vlen për speciet e tjera. Disa tumore janë lehtësisht të transmetueshme tek kafshët, dhe diçka e tillë përbën një kërcënim ekzistencial për speciet e tjera që preken.

Kancerat e transmetueshëm tek kafshët, përfshijnë një formë agresive të tumorit në fytyrë që po përhapet midis kafshëve që jetojnë në ishullin e Tazmanisë, siç janë të ashtuquajturit Djajtë e Tasmanisë, nga ku ka marrë dhe emrin ishulli.

Kanceri, i quajtur Devil Facial Tumor Disease (DFTD), përhapet përmes kontaktit të lëkurës dhe kalon shpesh midis meshkujve gjatë përleshjeve të dhunshme për partneret e tyre. Paradoksalisht, masat kancerogjene shtohen shpejt, dhe zakonisht i ngordhin kafshët kur ato rriten mjaftueshëm duke u dëmtuar frymëmarrjen apo procesin e të ushqyerit.

Në vitin 2014, studiuesit zbuluan një version të dytë të kancerit. Qelizat kanceroze mendohet se përhapen për shkak se Djajve të Tasmanisë, u mungon shumëllojshmëria gjenetike, duke e bërë më të vështirë për sistemin e tyre imunitar të dallojë qelizat, që mund të vijnë nga kafshë të ndryshme.

Në këtë rast, rezulton se qelizat kancerogjene janë në gjendje të mbijetojnë dhe të shumohen pa u zbuluar. Që nga viti 2014, sëmundja DFTD e ka zvogëluar me 80 për qind popullsinë e Djajve të Tazmanisë, duke ngritur shqetësimin e zhdukjes së tyre.

Por ka endshpresë për këto specie me anë të trajtimeve imunoterapike që janë efektive për këtë lloj kanceri të veçantë tek kafshët. Dhe kërkimet e fundit nga ekologjistët tregojnë se DFTD, nuk mund ti zhdukë plotësisht Djajtë e TasmanisëPërkundraziata mund të jenë në përshtatje e sipër për tu përballur më mirë me sëmundjen.

Një shembull tjetër i kancerit të transmetueshëm mund të gjendet tek qentë. Tumori venerik i transmetueshëm i qenit (CTVT), gjendet në ose pranë organeve gjenitale të qenve dhe zakonisht transmetohet gjatë çiftëzimit. CTVT nuk është tipikisht vdekjeprurës, megjithatë, normalisht tumoret zbehen dhe zhduken vetë.

Shkencëtarët kanë identifikuar dy faza të dallueshme që kalojnë qelizat CTVT:njërën në të cilën ata shumohen shpejt, një tjetër në të cilën ngadalësohet rritja e tyre. Faza e dytë, qëështë më e ngadaltë, dhe ka të ngjarë të luajë një rol në zhdukjen përfundimtare të kancerit.

Studiuesit vlerësojnë se CTVT u shfaq për herë të parë rreth 8.00011.000 vjet më parë, dhe të njëjtat qeliza vazhdojnë të ekzistojë ende sot tek qentë.

Një nga arsyet mund të jetë aftësia unike e CTVT për ti infektuar qentë pa u shkaktuarshumë dëme atyre. Për shkak se ata nuk i vrasin bujtësit e tyre, qelizat tumorale kanë më shumë mundësi që të transmetohen. Jetëgjatësia dhe aftësia e qelizave kancerogjene për t`u transmetuar, ka bërë që disa shkencëtarë ta konsiderojnë atë si një organizëm të pavarur – një parazit të transmetueshëm. / Discover Magazine – Bota.al

---- ----
----
-----
-----