Reperja e njohur Loredana ka ndarë detaje intime nga fillimet e lidhjes së saj me futbollistin Karim Adeyemi, gjatë një interviste në emisionin Mirëmbrëma Yje me moderatoren Arbana Osmani.
Artistja tregoi se në fillim nuk e kishte besuar kurrë se lidhja me të do të shndërrohej në diçka serioze, pasi mendonte se ishte thjesht një aventurë për shkak të diferencës në moshë dhe faktit që ai ishte më i ri.
Megjithatë, sipas saj, ndjenjat evoluan me kalimin e kohës dhe raporti mori një tjetër dimension. E pyetur nëse ngjyra e lëkurës së partnerit kishte qenë ndonjëherë problem, ajo u përgjigj prerazi: “Jo, kurrë”.
Loredana zbuloi gjithashtu se familja e saj e kishte mbështetur që në fillim lidhjen, duke treguar me humor se qëndrimi i tyre kishte qenë: “Le të mos ia prishim, se ajo do bëjë prap sipas kokës së saj”.
Ndërsa për reagimin e parë të nënës, reperja rrëfeu se ajo i kishte thënë duke qeshur: “Gjynah”, duke shtuar se ai ishte ende i ri dhe duhej lënë i qetë.
Artistja theksoi se me kalimin e kohës gjithçka ndryshoi dhe lidhja u forcua, madje ajo u surprizua kur erdhën së bashku në Kosovë dhe njerëzit nuk e paragjykuan aspak Adeyemin për ngjyrën e lëkurës. Sipas saj, kjo ishte një nga momentet që e bëri të ndihej krenare dhe e bindur për mbështetjen që marrëdhënia e tyre ka marrë nga publiku.
“A ishte problem ngjyra e lëkurës së tij”, Loredana thotë se kur ia prezantoi Adeyemin nënës për herë të parë – ajo i tha “Gjynah”
