Ballina Sport A është treguar CR7 i djallëzuar për të mos u rikthyer te...

A është treguar CR7 i djallëzuar për të mos u rikthyer te Juventusi? Në Itali bëhet çështje

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në Spanjë e kanë gjetur arsyen se përse Paulo Dybala ka rezultuar sërish me COVID-19. Lajmi se argjentinasi nuk po shërohej, edhe pse kishin kaluar 6 javë që kur ishte infektuar, befasoi jo pak.

Por sipas, “Corriere dello Sport”, ky lajm mund të jetë nxjerrë pikërisht nga Cristiano Ronaldo, sepse ai nuk dëshiron të rikthehet në Itali.

----

Media italiane thotë se ylli portugez nuk ka ndërmend të rikthehet në Torino, derisa të jetë vendosur një datë përfundimtare për rifillimin e kampionatit. Në këtë situatë, ai ka përdorur median për të përhapur panik, e në këtë mënyrë të shmangë një kthim të shpejtë.

Një formë e djallëzuar kjo e yllit portugez, për të shmangur përplasje të panevojshme.

Italia është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi dhe sulmuesi portugez nuk dëshiron të rrezikojë të rikthehet aty dhe të rinisë kampionatin.

Lajmi i raportuar nga gazeta italiane ka sjellë debat, ndërkohë që brenda klubit po diskutojnë për vërtetësinë e tij.

----- ----