Ballina Lajme nacionale A është e gatshme LDK për rrëzimin e Qeverisë? Përplasje mendimesh mes...

A është e gatshme LDK për rrëzimin e Qeverisë? Përplasje mendimesh mes Osmanit dhe Hazirit

18
SHPËRNDAJE

Zgjedhjet e brendshme të degëve të LDK-së po përcillen me skandale duke bërë që të ketë përçarje brenda subkejtit.

Përçarjet e tilla duket se janë prezente edhe në strukturat kryesore të partisë dhe pikërisht kur është në pyetje rrëzimëi i Qeverisë.
Një qasje ndryshe që flet për dallimet brenda subjektit, është edhe mundësia e përfshirjes së Listës Serbe në mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë Haradinaj.

Janë pikërisht dy figurat kyçe të partisë, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani, të cilët vlerësohet të jenë kandidatët kryesorë në garën për të parin e LDK-së, e që kanë qëndrime të ndryshme sa i përket rrëzimit të qeverisë.Derisa Haziri mohon kategorikisht mundësinë e ndërtimit ose rrëzimit të qeverisë me ndihmën e votave të Listës Serbe, Osmani thotë se nuk do të kërkojnë votat e këtyre të fundit, por thekson se nuk do të përzihen në vullnetin e deputetëve, pavarësisht etnisë apo grupit parlamentar që i përkasin.

Në një prononcim për KosovaPress, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se edhe këta të fundit kanë të drejtat e tyre kushtetuese si deputetë të Kosovës, porse thekson se LDK nuk mund të lejojë që një grupim politik i varur shumë nga ndikimi i Beogradit zyrtar, të jetë protagonist në ndërtimin dhe në rrëzimin e Qeverisë.

E bashkëpartiakja e Hazirit, deputetja Vjosa Osmani thotë se nuk kërkojnë nënshkrimet e Listës Serbe për rrëzim të qeverisë, por nuk përzihen në vullnetin e deputetëve, pavarësisht etnisë apo grupit parlamentar që i përkasin.

Osmani thotë se do t’i rikonfirmojnë 58 nënshkrimet e mbledhura deri tani, të cilat deri më tash janë vetëm nga opozita.
Edhe ajo kujton se të gjithë ata që sot ankohen në votat e Listës Serbe, kanë marrë pjesë në mocionin kundër qeverisë së LDK-në në vitin 2017.
Qëndrimet e kundërta brenda LDK-së, nuk përbëjnë risi për njohësin e aktualitetit Rasim Alija.
Alija shton se kjo është çështje që i takon kryesisë së LDK-së dhe jo personaliteteve brenda subjektit. Përkundër përçarjeve të ndryshme brenda LDK-së, që u shoqëruan edhe me rrahje dhe prishje të kuvendeve nëpër nëndegë, Alija beson se krejt kjo nuk do të rezultojë me përçarje të subjektit.

LDK është duke zhvilluar zgjedhjet e brendshme, kuvendet e të cilës tash e disa herë po ndërpriten për shkak të tensionimit të anëtarëve, e që janë shoqëruar edhe me rrahje.

-----