Ballina Sport A e rrezikon koronavirusi Euro 2020?

A e rrezikon koronavirusi Euro 2020?

20
SHPËRNDAJE

Përhapja e koronavirusit në kontinentin evropian ka bërë që shumë shtete të jenë në gjendje alarmi. Italia është një nga vendet më të prekura, ku deri më tani akne humbur jetën 7 persona dhe mbi 250 të infektuar.

Aq shqetësuese është situata, sa autoritetet kanë vendosur që në Serie A të merret një vendim që të gjitha ndeshjet e kësaj fundjave të luhen pa tifozë. Nëse situata vazhdon, ky vendim do të ngelë në fuqi edhe në javët në vazhdim.

Por nëse koronavirusi vazhdon që të jetë kërcënim, kjo do të ndikojë edhe në kampionatin evropian të futbollit EURO 2020 që do të zhvillohet në verë. Tri ndeshje do të zhvillohen në Itali. Ndërkohë që qytetet pritëse do të jenë 12 në total në të gjithë kontinentin.

Për këtë foli edhe një nga anëtarët e Komitetit të UEFA-s, Mishele Uva. Ky i fundit, deklaroi se Evropiani do të ndalet vetëm nëse situata me virusin përkeqësohet.

“Ne jemi në fazën e pritjes. Jemi duke monitoruar çdo shtet dhe futbolli duket të ndjekë të gjitha vendimet e marra nga të gjitha shtetet. Evropiani do të ndalet vetëm nëse situata përkeqësohet.”, tha Uva.