Ballina LifeBizare A e dini që drita e telefonit ju humb gjumin?

A e dini që drita e telefonit ju humb gjumin?

22
SHPËRNDAJE

Ajo ndalon prodhimin e melatoninës

Rezultatet e studimeve të ndryshme tregojnë se si përdorimi i gabuar i pajisjeve elektronike me ekran (celular, tablet, laptop, etj.,) ndikojnë negativisht në proceset biologjike, që lidhen me gjumin, si dhe vetë mirëqenien tuaj mendore dhe fizike.

Ekranet smartphone-ve lëshojnë një dritë blu të ndritshme, e cila natën e huton trurin tuaj pasi ajo imiton shkëlqimin e diellit. Kjo bën që truri të ndalojë prodhimin e melatoninës, hormoni, që i jep sinjalin trupit tuaj kur është koha për të fjetur.

Drita e reflektuar krijon efektin e kundërt të gjumit. Ajo e nxit trurin tuaj të qëndrojë i zgjuar përtej orarit apo kohës, që do të flinit normalisht, duke ndikuar drejtpërdrejt te reduktimi i orëve të nevojshme për gjumë./21Media

The post A e dini që drita e telefonit ju humb gjumin? appeared first on RTV21.