
UEFA ka reaguar pas deklaratës së presidentit të klubit francez, Lyon për rifillimin e ndeshjeve të Champions League-s.
Jean Michel Olas u shpreh se Lyon do të ndeshet me Juventus më datë 7 gusht, takimi i dytë i vlefshëm për fazën e 1/16, por institucioni numër 1 i futbollit evropian mohoi gjithçka për vendosjen e rifillimit të Champions League.
Autoriteti më i lartë evropian ka lejuar të gjitha federatat që të përfundojnë sezonin e ndërprerë përgjysmë sa më parë, e më pas do të diskutohet rikthimi i kompeticioneve evropiane.
“Asgjë nuk është vendosur ende” – tha një zëdhënës i UEFA-s për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA.
E para që do të çelë siparin është Bundesliga gjermane më datë 16 maj. Federata ka parashikuar që kampionati do të mbyllet deri më 30 qershor.