Ballina Sport A do të largohet Dybala? Sarri zbulon të ardhmen e argjentinasit

A do të largohet Dybala? Sarri zbulon të ardhmen e argjentinasit

8
SHPËRNDAJE

Maurizio Sarri këmbëngul se Paulo Dybala nuk do të largohet nga Juventusi.

Ka pasur pyetje se si ai do të përshtatet në sistemin e Sarrit dhe nëse kthimi i Gonzalo Higuain mund të detyronte një largim të Dybala, por trajneri i ri i ‘Bianconerëve’ ka zbuluar idenë në mendjen e tij.

“Ai mund të luante lehtësisht në rolin e një sulmuesi të fshehur”, tha Sarri.

“Ne gjithashtu mund të gjejmë zgjidhje të ndryshme. Ai mund të luajë si mesfushor, ose si një trekuartist pas dy sulmuesve”, përfundoi trajneri italian.

Manchester United ka qenë i lidhur me transferimin e argjentinasin, i cili kishte mjaft probleme nën urdhrat e Massimiliano Allegrin.

Dybala sezonin e kaluar shënoi vetëm pesë gola në Serie A.

The post A do të largohet Dybala? Sarri zbulon të ardhmen e argjentinasit appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----