Ballina Lajme nacionale A do të ketë koalicion mes VV-LDK-së, tregon Liburn Aliu

A do të ketë koalicion mes VV-LDK-së, tregon Liburn Aliu

28
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ende nuk dihet sigurtë nëse do të ketë një koalicion mes LDK-së dhe VV-së.

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, është i ftuar në emisionin Pressing në T7.

Aliu ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për mundësinë e një koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës tani që kjo e fundit ka bërë të ditur kandidaten për kryeministre.

“Ende nuk dimë sigurt se çka mund të ndodhë, por janë dy elemente që kanë dëmtuar një koalicion të mundshëm”, ka thënë Aliu.

“I pari është që ka ndodhë nominimi nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së për kryeministër, në një kohë kur ne kemi qenë të hapur për të biseduar për këtë pozitë. Kemi mendu se kur të ulemi të bisedojmë me LDK’në për prioritetet atëherë në mënyrë automatike do të vendosnim edhe për postin e kryeministrit. Është prishë mirëbesimi”

“Pika e dytë është Lutfi Haziri dhe roli i tij në negociata me LDK’në. është e ditur se Lutfi Haziri do të jetë personi më kompetent në LDK. Gjatë përpjekjeve të shumta që ka pasur Lëvizja që të vendosë komunikimin me LDK’në, Lutfi Haziri ka qenë pengesa kryesore për çfarëdo lloj afrimi. Ndërsa Isa tash na thotë se duhet folur me Luten kur ne tërë kohën kemi pasur negociata me të. Në të njejtën kohë Vjosa po del në emisione dhe po përdor programin tonë. Dihet që reciprociteti me Serbinë është ide e jona. Ksi lloj kopjimi ka bërë edhe Ramushi sa ishte në Qeveri. Mirëpo kjo është arritje pasi që edhe Kadri Veseli tash po del e po thotë se do të luftojë korrupsionin dhe krimin.”

Ndërkohë KQZ ka bërë të ditur se ka vetëm edhe tre ditë kohë për partitë politike që të lidhin koalicione parazgjedhore.

---- ----
----
----- ----
-----