Ballina Lajme nacionale A do të ketë diskutim me Serbinë për territor, ja ҫfarë thotë...

A do të ketë diskutim me Serbinë për territor, ja ҫfarë thotë Hoxhaj

11
SHPËRNDAJE

Hoxhaj ka thënë se nuk do të ketë diskutim me Serbinë për territor.

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi dhe taksën ndaj mallrave serbe.

Sipas Hoxhajt, dialogu Kosovë – Serbi është një interes strategjik i Kosovës.

“Nëse ne duam që ta përmbyllim shtetndërtimin e Kosovës mendojmë se kjo mund të arrihet përmes dialogut me mbështetje amerikane. Duhet ta rrisim numrin në njohje dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Dialogu duhet të zhvillohet në përputhje me kushtetutën. Nuk do flasim me Serbinë për asnjë temë që e prek territorin sovranitetin, pavarësinë dhe rendin tonë kushtetues. Kemi një agjendë të qartë se cilat tema duhet të adresohen në raport me Serbinë, tema që kanë të bëjnë me të kaluarën, krimet që ka bërë Serbia në Kosovë, fati i të pagjeturve e deri tek temat që kanë të bëjnë më bashkëpunim ekonomik”, ka thënë Hoxhaj.

Për taksën, ai ka thënë se ka qenë një masë e përkohshme dhe në mënyrë që dialogu të vazhdojë ajo duhet të hiqet.

Sipas Hoxhajt, dialogu Kosovë-Serbi është një interes strategjik i Kosovës.

“Nëse ne duam që ta përmbyllim shtetndërtimin e Kosovës mendojmë se kjo mund të arrihet përmes dialogut me mbështetje amerikane. Duhet ta rrisim numrin në njohje dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Dialogu duhet të zhvillohet në përputhje me kushtetutën. Nuk do flasim me Serbinë për asnjë temë që e prek territorin sovranitetin, pavarësinë dhe rendin tonë kushtetues. Kemi një agjendë të qartë se cilat tema duhet të adresohen në raport me Serbinë, tema që kanë të bëjnë me të kaluarën, krimet që ka bërë Serbia në Kosovë, fati i të pagjeturve e deri tek temat që kanë të bëjnë më bashkëpunim ekonomik”.

Për taksën, ai ka thënë se ka qenë një masë e përkohshme dhe në mënyrë që dialogu të vazhdojë ajo duhet të hiqet.