Ballina Lajme nacionale A do të jetë kandidat për Kryetar të LDK-së, flet Gazmend Muhaxheri

A do të jetë kandidat për Kryetar të LDK-së, flet Gazmend Muhaxheri

14
SHPËRNDAJE

Së shpejti pritet të zgjedhet Kryetari i ri i LDK-së.

Për postin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës do të garojnë tre kandidatë.

Kështu ka paralajmëruar të mërkurën anëtari i Kryesisë së LDK’së, Gazmend Muhaxheri.

Ai ka thënë se udhëheqësi i LDK’së për vitet e ardhshme duhet të zgjidhet me votim të fshehtë në zgjedhjet e brendshme partiake, që janë paraparë të mbahen të shtunën, më 3 gusht.

Muhaxheri, i cili aktualisht udhëheq Komunën e Pejës, nuk ka pranuar të thotë nëse do të jetë njëri prej tre kandidatëve.

Ai ka theksuar se zyrtarizimi i kandidaturave bëhet vetëm në Kuvendin e partisë.

Muhaxheri po ashtu ka bërë të ditur se në parti aktualisht po diskutohet rreth gjetjes së një kandidati konsensual, por ka vlerësuar se për kreun e LDK’së duhet të zhvillohet garë e fshehtë me më shumë se dy kandidatë.

Ai ka deklaruar në RTV Dukagjini se zgjedhja me aklamacion e Isa Mustafës në krye të LDK’së ka qenë e gabuar.

-----