Ballina Lajme nacionale A do të jetë Agim Veliu kryetari i ri i LDK-së?

A do të jetë Agim Veliu kryetari i ri i LDK-së?

52
SHPËRNDAJE

Së shpejti do të zgjedhjet kryetari i ri i LDK-së.

Nënkryetari i LDK’së Agim Veliu është zyrtari i parë nga struktura udhëheqëse e LDK’së që ka shfaqur ambicie për të marre timonin partiak nga duart e Isa Mustafes.

Sot ne Llap ai ka marrë pjesë në një aktivitet ku është shënuar vjelja e mjaltit e ku Veliu është parë duke e shijuar produktin e bletëve.. Por, fillimi i muajit tjetër, saktësisht 3 gushti do të jetë përcaktues nëse e ardhmja e Agim Veliut do të jetë me e ëmbël në LDK.

Kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka nxjërrë në Facebook mjaltin e kultivuesve të shoqatës “E bukura Mbretëreshë”, në Potok të Podujevës.

“Bashkë me anëtarë të Shoqatës “E bukura mbretëreshë” sot në Potok Mjaltin e Llapit do ta bëjmë brend të njohur. Krahas kësaj do ta rrisim edhe mbështetjen për bletarët llapjanë”, ka shkruar në Facebook Veliu.

Ndryshe, për t’u bërë kryetar i LDK-së, përveç Lutfi Hazirit, ambicie ka shprehur edhe Fatmir Sejdiu.

Ish-presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, i ka renditur tri arsye pse ka vendosur t’i hyjë garës për Kryetar të LDK’së. Ka thënë se Lidhja Demokratike s’duhet të sillet më në mënyrë inerte përballë zhvillimeve politike. Ka thënë se LDK’së i duhet një ristrukturim i mirëfilltë i vetvetes. Ka thënë se pastaj partia duhet ta japë një ofertë programore.

Sejdiu ka thënë se është i gatshëm ta marrë udhëheqjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por ka thënë se gjithçka do të zyrtarizohet në Kuvend.

Ish-truproja e Ibrahim Rugovës, Adnan Merovci ka propozuar short për të zgjedhur Kryetarin e ri të LDK’së. Ka thënë se ka aq shumë emra që mund të jenë në pozitën e Shefit të LDK’së sa vështirë se mund të bëhet me vota.

Merovci për Shef të LDK’së ka thënë se mund të jete edhe akademik Sabri Hamiti ose edhe djali i Ibrahim Rugovës, Uka.

Madje, Merovci ka përmendur edhe Ibrahim Berishën si njërin prej njerëzve që mund të jetë në vend të Isa Mustafës.

-----