Ballina Lajme nacionale A do të garojë Fatmir Sejdiu për kryetar të LDK-së?

A do të garojë Fatmir Sejdiu për kryetar të LDK-së?

34
SHPËRNDAJE

Fatmir Sejdiu tregon nëse do të garojë për kryetar të LDK-së.

Ish presidenti dhe ish-kreu i LDK-së, Fatmir Sejdiu nuk ka treguar saktësisht nëse do ta shpallë kandidaturën për kryetar të LDK-së.

Ai ka thënë se do t’i analizon gjitha gjërat deri në mbajtjen e Kuvendit të partisë që shtë caktuar më datë 3 gusht.

“Të shofim, ato (kandidaturat) shpallen në Kuvend. Do t’i analizoj të gjitha rrjedhat deri në Kuvend. Kam shpreh gatishmërinë time, unë mund të japë shumë dhe shumë për LDK-në”, ka deklaruar Sejdiu në RTK, shkruan Reporteri.

Ai ka thënë se ka mbështetje të madhe brenda partisë.

“Kam një mbështetje shumë të mirë dhe shumë korrekte. Ka edhe mbështetje edhe të degëve të mëdha”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë se disa nga emrat e përfolur për të garuar për kryetar të LDK-së janë: Isa Mustafa (kreu aktual), Lutfi Haziri (nënkryetar), Agim Veliu (nënkryetar), Fatmir Sejdiu (ish-kryetar) dhe Vjosa Osmani (deputete).

-----