Ballina Lajme nacionale A do ta jap votën për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj, tregon Milaim...

A do ta jap votën për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj, tregon Milaim Zeka

19
SHPËRNDAJE

Tash e një kohë është shumë aktuale tema për rrëzimin e Qeverisë aktuale të vendit.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka bërë të ditur se është i gatshëm që ta jap votën për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Ai ka thënë se votën për rrëzim të qeverisë do ta jap vetëm nëse ai kërkon Lëvizja Vetëvendosje.

“Unë votën e jap vetëm nëse ma kërkon VV ose PSD. Partive tjera nuk do t’ia jap, LDK-së e partive tjera”, ka thënë Zeka.

Zeka, që ditë më parë ka themeluar Partinë Euroatlantike të Kosovës, ka thënë në televizionin T7 se votën LDK-së nuk ia jep sepse, sipas tij Isa Mustafa nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna.

“ Ai (Isa Mustafa) ka thënë se nuk bënë koalicion me PDK-në, por ai pikërisht me këtë parti ka bërë koalicion”, ka thënë ai.

Zeka ka thënë se nuk ka ndonjë kusht për ta dhënë votën për rrëzim të Qeverisë, por thotë se do të kërkojë vetëm parime.

----- ----- ----- -----