Ballina Sport A do shtyhen Lojërat Olimpike? Japonia reziston, sondazhet kundër qeverisë

A do shtyhen Lojërat Olimpike? Japonia reziston, sondazhet kundër qeverisë

9
SHPËRNDAJE

Japonia zyrtare, pra ajo politike që përfaqëson qeverinë në vend, vazhdon të rezistojë. Me anë të kryeministrit Shinzo Abe, organizatorët e Lojrave Olimpike 2020 siguruan se turneu më I rëndësishëm i sportit botëror do të nisë më 24 korrik sipas parashikimeve. Por situata globale e tronditur nga pandemia e Covid-19 nuk është në favor, teksa sinjalet që vijnë janë të kundërta me ato që japin autoritetet japoneze.

Disa prej kampionateve botërorë në disiplina si boksi dhe gjimanistika, që do të përcaktonin edhe kualifikimet e fundit për në Tokyo 2020 janë pezulluar. Ndërkohë, sipas një sondazhi të Kyodo, 69.9% e japonezëve është kundër zhvillimit të Lojrave Olimpike. Në këtë mënyrë ka shumë mundësi që Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe organizatorët japonezë të vendosin shtyrjen e Lojrave Olimpike.

-----