Ballina Showbiz A do ketë bashkëpunim muzikor me Flori Mumajesin? Flet zyrtarisht Alban Skënderaj

A do ketë bashkëpunim muzikor me Flori Mumajesin? Flet zyrtarisht Alban Skënderaj

7
SHPËRNDAJE

Këngëtari Alban Skënderaj pas ditë më parë u përfol se mund të bënte një këngë me Flori Mumajesin dhe të dy artistët as e kanë mohuar dhe as e kanë pohuar. Skënderaj është rikthyer në koncerte dhe ka zgjedhur të flasë për zhurmën e krijuar pak javë më parë.

Në një intervistë në ABC Neës, këngëtari tha se ka një marrëdhënie shumë të mirë edhe pse nuk kanë pasur projekte muzikore së bashku. Ai shtoi më tej se të gjithë ata që duan nëse do ketë bashkëpunim duhet të pyesin Florin.

“Jemi miq shumë të mirë. Nuk do të thoja që ka një këngë, por është më shumë një lojë. Është një lojë që kam përshtypjen që është hapur dhe nuk e di deri ku do të shkojë. A do të kurorëzohet me një këngë!? Nuk e di duhet të pyesni Florin. Rivaliteti midis nesh nuk ekziston, por na pëlqen si e shohin njerëzit dhe duam t’i hedhim pak benzinë zjarrit. Por nuk e di kush do ta bëjë këngën. Dëshira patjetër që është”, – u shpreh ai.

The post A do ketë bashkëpunim muzikor me Flori Mumajesin? Flet zyrtarisht Alban Skënderaj appeared first on Lajme.al.

-----