Ballina Lajme nacionale A do i lirojnë zyrat kryebashkiakët e opozitës? Zbulohet skenari i PD

A do i lirojnë zyrat kryebashkiakët e opozitës? Zbulohet skenari i PD

9
SHPËRNDAJE

PD paralajmëron se kryebashkiakët e saj nuk do të lirojnë zyrat. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i pyetur nëse do t’i lirojnë kryebashkiakët e djathtë bashkitë pas certifikimit të fituesve të 30 qershorit u shpreh:

Enkelejd Alibeaj: Ligji ju thotë që do duhet të rrinë në detyrë për ti shëqrbyer qytetarëve deri sa të vijë një tjetër i zgdhur në mënyrë të ligjshme dhe kushtetuese. Ata do detyrohen ta presin. Nëse nuk do të vijë njeri i zgjedhur në mënyrë të ligjshme dhe kushtetuese, ata do të vazhdojnë detyrën.

Po paralajmëroni që nuk do ti lironi zyrat? Do ti mbyllni me dryn?

Enkelejd Alibeaj: Unë flas shqip, qartë dhe kuptueshëm. Ligji ka qenë busulla e orientimit.

-----