Ballina Lajme nacionale A dështoi dialogu Kosovë-Serbi?/ Hoti zbulon çfarë i kërkoi ambasadorit Grenell

A dështoi dialogu Kosovë-Serbi?/ Hoti zbulon çfarë i kërkoi ambasadorit Grenell

165
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pas anulimit të takimit në Uashington, kryeministri Avdullah Hoti deklaroi se dialogu nuk ndalet dhe se nuk ka alternativë.

Ai shtoi se i ka kërkuar ambasadorit Grenell që takimi që planifikohej të mbahej në Shtëpinë e Bardhë, të shtyhet për një datë tjetër.

Në një deklaratë për media, pas takimit me David McAllister, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, tha se ka kërkuar nga ambasadori Richard Grenell që të shtyjë takimin e 27 qershorit në Uashington, Kosovë-Serbi.

“Dialogu nuk ka alternativë. Ne tani kemi autoritetin e nevojshëm institucional si shtet për të tejkaluar çdo situatë me të cilën përballemi.

Unë në konsultim me ambasadorin Grenell kam kërkuar që ta shtyjmë këtë takim për një ditë tjetër për shkak të zhvillimeve që kanë ndodhur. Çështjet që lidhen me drejtësinë, siç ishte vendimi i djeshëm, unë besoj që nuk duhet të diskutohen por të respektohen. Unë besoj së tanimë si Kosovë kemi maturi institucionale për t’i tejkaluar këto çështje”, tha Hoti.

Hoti sot njoftoi se e nuk do të udhëtojë pa presidentin Hashim Thaçin në Uashington.

---- ----
----
----- ----
-----