Ballina Lajme Bota/Rajoni 97-vjeçari në Itali thyen rekordin/ Si arriti të mposhtë koronavirusin pas dy...

97-vjeçari në Itali thyen rekordin/ Si arriti të mposhtë koronavirusin pas dy javësh në spital

51
SHPËRNDAJE

97 vjeç, por koronavirusi nuk e rrëzoi dot. Një pacient i moshuar në Cremona të Italisë është nxjerrë nga spitali pas dy javëve të kaluara aty.

Një rekord në të gjithë drejtimet, thotë shtypi vendas, sepse ishte dhe pacienti i parë më Covid i shtruar në spitalin në fjalë. I moshuari ishte paraqitur në 29 shkurt me pneumoni, dhe kishte kërkuar vetë që të izolohej ndërsa priste rezultatin e testit, për të mos rrezikuar të tjerët.

Analizat treguan se ishte pikërisht ajo së cilës i druhej, sëmundja që ndonëse godet pa dallim më shumë kërcënon moshat e treta. Pas disa ditësh, situata e 97 vjecarit u rëndua e për një javë ai mbeti në gjendje kritike. Pastaj rimëkëmbja që i çuditi të gjitha, familjarë e punonjës sanitarë. Gjyshi nga Cremona I doli kundër të gjitha statistikave të sëmundjes!

“Dukej se nuk do t`ia dilte mbanë, por e mori veten shumë mirë. Gjatë gjithë kohës dëshmoi një temperament të jashtëzakonshëm dhe një autonomi totale. Të afërmit e tij na falenderuan pa masë, na quajtën ëngjëj”, tha mjekja Maria Luisa Spina.

97 vjeçari po qëndron në shtëpi në pritje të tamponit të dytë. Në familjen e tij duket jetëgjatësia është gjenetike: dy vëllezër i ka tek të 90-tat, ndërsa një tjetër në prill, bën 100 vjeç!