Ballina Lajme Bota/Rajoni 95-vjeçarja italiane shërohet nga koronavirusi

95-vjeçarja italiane shërohet nga koronavirusi

47
SHPËRNDAJE

Një 95-vjeçare italiane është shëruar nga koronavirusi. Alma Clara Corsini, nga Fanano, u shtrua në spital me urgjencë më 5 mars, pasi kishte shenja të virusit, i cili deri tani u ka marrë jetën 5476 personave në Itali.

Tashmë, mjekët kanë bërë të ditur se trupi i 95-vjeçares ka arritur të reagojë, duke mposhtur virusin dhe ka bërë një rikuperim të plotë.

“Po, po, unë jam mirë tani. Ata që u kujdesën për mua ishin njerëz shumë të mirë dhe tani do të më dërgojnë në shtëpi”, ka thënë gjyshja.

----- ----- ----- -----