
Me 9 maj janë dy data të mëdha, njëra është Dita e Evropës, kurse poashte edhe Dita e Komunës së Bujanocit.
Me pamundësi që këtë ditë të ketë aktivitete në Komunën tonë për shkak të kufizimeve, Komuna e Bujanocit shpreh urimet e saj për qytetarët dhe tregon se këto kohë kemi qëndruar pranë njëri tjetrit e jemi përkujdesur për të moshuarit tane e familjeve në nevojë.
Postimi i plotë i Komunës së Bujanocit :
Dita e Evropës, që njëkohësisht është edhe Dita e Komunës së Bujanocit, përveç tjerash shprehë orientimin evropian të qytetarëve tonë.
9 maji i këtij viti na gjenë në një situatë në të cilën sapo kemi dalë nga gjendja e jashtëzakonshme, jemi përballur mirë me virusin COVID19, kemi treguar përgjegjësi të lartë qytetare dhe kemi triumfuar rrezikun e përgjithshëm.
Kemi qëndruar pranë njëri tjetrit, jemi përkujdesur ndaj të moshuarve dhe familjeve me vështirësi ekonomike.
Kemi qenë bashkë.
Ashtu siç do duhej të ishim çdoherë.
Urime 9 Maji, Dita e Komunës.