Ballina Lajme nacionale 77 vjeçari nga Podujeva bën rrëfimin interesant, tregon si festohej Viti i...

77 vjeçari nga Podujeva bën rrëfimin interesant, tregon si festohej Viti i Ri më parë

158
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

77 vjeçari nga Podujeva ka treguar se si është festuar Viti i Ri më parë.

Hamit Dibrani nga Komuna e Podujevës ka treguar se si priteshin festat e fundvitit, shumë vite më pare.

Zakonisht në festat e fundvitit vëmendjen më të madhe e marrin fëmijët.

Por shumë vite më parë, ata nuk kishin ide se çka do të thotë të festosh për Vitin e Ri.

“Kur jom kon dy tre vjec se kemi festu hic…7-8 vjet 10 se kom dit cka eshte festimi” thotë Hamit Dibrani, banor i Podujevës.

Hamit Dibrani është banor i Gërdocit të Podujevës. Rrudhat në ballin e tij, tregojnë që ka disa dekada jetë.

Por që moshën e saktë, nuk e mban mend as ai.

“77 po valla edhe ma tepër…” tregon ai.

Ndonëse kanë kaluar shumë vite, Hamit Dibrani kujton mirë se si e festonin Vitin e Ri ai dhe familja e tij.

“Jemi shku nëpër shehra kemi festu këtu kemi nejt”

E me gjasë festa e tyre ka pak ngjashmëri me mënyrën se si pritet sot përfundimi i vitit.

Festa e tyre modeste vërehet edhe nga mënyra e përgatitjes së ushqimit.

“Atëherë dicka me qit kemi bo naj krelan te shpia e kemi marrë me veti, kemi ardhë te kojshia…”

Dibrani tregon deri në sa qëndronin zakonisht më 31 dhjetor.

“Kemi qëdruar deri në 12 qysh jo”

Sipas tij rrethanat tani kanë ndryshuar, por që në secilën periudhë gjatë jetës së tij, ka pasur momente të veçanta në fundvit.

---- ----
-----