Ballina Lajme nacionale 766 raste të reja dhe 31 viktima nga Covid në Maqedoni

766 raste të reja dhe 31 viktima nga Covid në Maqedoni

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Vijon të jetë i lartë numri i personave të infektuar me Covid në Maqedoninë e Veriut. Gjatë 24 orëve të fundit nga 3.171 teste të kryera janë regjistruar 766 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 252 vetëm në Shkup.

Gjithashtu për shkak të Covid gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 31 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 147.995 raste me Covid, prej të cilëve 124.828 janë shëruar, kurse 4.509 kanë humbur jetën. /abcnews.al

The post 766 raste të reja dhe 31 viktima nga Covid në Maqedoni appeared first on Abc News.

---- ----
-----