
zv.kryetari i komunës të Bujanocit, Shqiprim Musliu, sot priti në takim nxënësin Florent Latifi, i cili gjatë javës së kaluar në garat regjionale të mbajtura në Vranjë, nën udhëheqjen e profesor Baki Rexhepit, në lëndën e Fizikës e arriti vendin e parë.
Nxënës dhe profesor të tillë, të cilët me përpjekjet dhe përkushtimin e tyre në arritjet shkencore janë motiv dhe energji shtesë për të bërë punë të mira në këtë vend. Ne do t`i mbështesim nxënësit shembullor të cilët me arritjet e tyre po na bëjnë krenar. Mirënjohje për arritjet e tij e i urojmë shumë suksese në aktivitete dhe gara të tjera shkencore, ka thën Musliu.
Florent Latifi është nxënës i vitit të dytë në drejtimin e Gjimnazit pran shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc. Organizatorët për vendin e parë i ndanë diplomë Florentit, ndërsa me diplomë është dekoruar edhe profesori i lëndës së Fizikës në shkollën e mesme “Sezai Surroi” Baki Rexhepi i cili ishte në cilësinë e organizatorit dhe mentorit të nxënësve shqiptarë në gara.
Musliu ka shkruar: “Florent Latifi është nxënës i vitit të dytë në drejtimin e Gjimnazit pran shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc. Organizatorët për vendin e parë i ndanë diplomë Florentit, ndërsa me diplomë është dekoruar edhe profesori i lëndës së Fizikës në shkollën e mesme “Sezai Surroi” Baki Rexhepi i cili ishte në cilësinë e organizatorit dhe mentorit të nxënësve shqiptarë në gara, ndërkohë që falënderime kanë marrë të gjithë pjesëmarrësit e garave.“
Me kënaqësi e prita në takim nxënësin Florent Latifi, i cili gjatë javës së kaluar në garat regjionale të mbajtura në…
Posted by Shqiprim Musliu on E hënë, 1 Mars 2021