Ballina AKTUALE Nënshkruar urdhëresën për financimin prej 1.488.000,oo Dinarë për 124 Nxënës

Nënshkruar urdhëresën për financimin prej 1.488.000,oo Dinarë për 124 Nxënës

77
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka njoftuar se sot ka nënshkruar urdhëresën për financimin prej 1.488.000,oo Dinarë (12.660€), për pagesat e ndihmës financiare për nxënsit e shkollave të mesme për muajin Janar dhe Shkurt 2021.

Përfituesit e kësaj ndihme do të jenë 124 nxënës të shkëlqyeshëm me nga 12.000 Dinarë për secilin, këto mjete janë të siguruara nga Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Arifi në profilin e tij ka shkruar: “Sapo nënshkrova urdhëresën financiare prej 1.488.000,00 din.(12.660€) për pagesën e ndihmës financiare për nxënësit e shkollave të mesme për muajin Janar dhe Shkurt 2021. Përfitues nga kjo ndihmë do të jenë 124 nxënës të shkëlqyeshëm me nga 12.000 dinarë për secilin. Këto mjete janë të siguruara nga Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Ne gjithmonë do të përkujdesemi për Ju nxënës, ndërsa Ju përkujdesuni që të arrini rezultate më të larta në arsimim.

Sapo nënshkrova urdhëresën financiare prej 1.488.000,00 din.(12.660€) për pagesën e ndihmës financiare për nxënësit e…

Posted by Nagip Arifi on E hënë, 1 Mars 2021
---- ----
-----