Ballina Lajme nacionale 72-vjeçarit me COVID i shpërthen bombola e oksigjenit

72-vjeçarit me COVID i shpërthen bombola e oksigjenit

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

 

Një bombol oksigjeni ka shpërthyer në një shtëpinë e një 72-vjeçari të infektuar me COVID.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë në lagjen “Bajram Curri”.

“Në banesën e shtetasit M. N., 72 vjeç, ka plasur bombola e oksigjenit, e cila përdorej nga ky shtetas pasi është i infektuar me COVID-19. Ky shtetas është dërguar në spital me ambulancë, për mjekim më të specializuar. Nga plasja e bombolës nuk kanë mbetur të dëmtuar persona të tjerë”, njofton Policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./oranews

The post 72-vjeçarit me COVID i shpërthen bombola e oksigjenit appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----