Ballina Sport 6 vjeçari sfidon karantinën/ Dizenjon fanelën e ekipit ku luan mesfushori i...

6 vjeçari sfidon karantinën/ Dizenjon fanelën e ekipit ku luan mesfushori i kombëtares shqiptare

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

E pabesueshme, por e vërtetë. Pescara do të veshë sezonin e ardhshëm një fanellë të dizenjuar nga një djalë 6-vjeçar. Klubi italian hapi një konkurs dhe e quajti atë “Jepi një goditje COIVD-19”. Fëmijët duhet të vizatonin në shtëpi fanellën e Pescara dhe kanë qenë të shumtë ata që kanë garuar.

Ky konkurs nisi thjeshtë si një lojë për fëmijë dhe nuk kishte këtë qëllim, por në fund dizajni i Luigi D’Agostino jo vetëm është shpallur më i miri. “Delfinët” kanë vendosur ta konfirmojnë atë si dizajnin e ri për fanellën e sezonit të ardhshëm.

----

Errea, sponsori teknik i Pescara, e ka ftuar vogëlushin të kalojë një ditë në selinë e tyre në Parma. Ajo që Luigi kishte bërë u pëlqye shumë në rrjetet sociale dhe tashmë klubi ku luan edhe Ledian Memushaj do të ketë fanellën më të veçantë në botë.

----- ----