Ballina Lajme nacionale 6 persona të përfshirë në abuzimin me vajzën nga Drenasi, detaje të...

6 persona të përfshirë në abuzimin me vajzën nga Drenasi, detaje të reja nga rasti

14
SHPËRNDAJE

6 persona të përfshirë në abuzimin e vajzës nga Drenasi.

Në aktakuzën e Prokurorisë për rastin në Drenas shfaqen detaje e prova në lidhje me abuzimin e vajzën 16-vjeçare.Tre profesorë, një avokat, një rreshter policie dhe një zyrtar i Qendrës për Punë Sociale kanë keqpërdorur të miturën, sipas raportit të Prokurorisë.

Skandali i keqpërdorimit sek sual të një të miture në Drenas tashmë ka kaluar në duart e gjyqësorit.

Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, jep detaje dhe prova për mënyrën se si e mitura A.G u keqpërdor sek sualisht nga gjashtë persona.

Në aktakuzën e publikuar nga lajmi, thuhet se 3 profesorë, një avokat, një rreshter dhe një zyrtar i Qendrës për Punë Sociale keqpërdorin sek sualisht 16-vjeçaren.

Profesori i Informatikës në gjimnazin Skënderbeu Shkëlzen Xhekaj sipas aktakuzës ka keqpërdorur A.G. për një vit, prej shtatorit të vitit 2016 deri në shtator të vitit 2017.

“Pas shumë insistimeve në një mbrëmje dalin dhe takohen në afërsi të një autolarje në fshatin Poklek i Ri dhe pasi e dëmtuara hynë në veturën e të pandehurit “Opel Corsa”, shkojnë në afërsi të stadiumit “Rexhep Rexhepi” në Gllogoc, ku në ulëset mbrapa të kësaj veture, pa dëshirën e të dëmtuarës, me të njëjtën ka pasur marrëdhënie, kjo edhe ka qenë marrëdhënia e parë sek suale e saj”, thuhet në raport.

E rreshteri Vesel Veseli keqpërdor situatën e 16-vjeçares në lidhje me profesorin Xhekaj dhe e keqpërdorë të atë.

“Kur e dëmtuara ka dal për herë të parë të takohet me të pandehurin, e ka marrë me veturën e tij “Mercedes”, ngjyrë hiri, e ka dërguar në motel në Suharekë, ku janë vendosur në dhomën nr. 5, në katin e –I- të këtij moteli dhe aty pa dëshirën e të dëmtuarës, e ka detyruar që të ketë marrëdhënie sek suale me atë, kurse lidhja e tyre ka vazhduar deri në nëntor të vitit 2018”. thuhet në raport.

Sipas prokurorisë edhe avokati Gazmend Halilaj, ka pasur raport të afërt me të miturën.

“I pandehuri ka filluar që ta joshë të dëmtuarën A. G të datëlindjes 19.06.2000, aq shumë ku e dëmtuara me kërkesë të pandehurit me datë 29.11.2017 i dërgon fotografi nudo të saj duke përfshirë edhe fotografinë ku shihet organi gjenital i saj dhe me të njëjtin shkëmbejnë biseda të shumta intime, ku në një rast i pandehuri i thotë viktimës “Që ditën e diel do të vijmë në zyrë për të kryer marrëdhënie sek suale”, thuhet në raport.

Këtu është përfshirë edhe Fatmir Caraku, profesor i artit në shkollën Rasim Kiqina. E pos tij të akuzuar janë edhe profesori tjetër, 59-vjeçari Ibrahim Rexhepi që është mësimdhënës në gjimnazin Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që sipas aktakuzës kishte keqpërdorur sek sualisht A.G. Nga ky varg i personave të akuzuar nuk ka shpëtuar as punëtori në qendrën Sociale në Drenas, Hysen Hoxha.

Të gjithë këto detaje dhe prova, mësohet se prokuroria i ka nxjerrë me rastin e ekzaminimit të telefonit të viktimës A.G