Ballina Lajme nacionale 58-vjeçari nga Kosova vdes në Zvicër pas lëndimeve në ndërtimtari

58-vjeçari nga Kosova vdes në Zvicër pas lëndimeve në ndërtimtari

47
SHPËRNDAJE

Në Nänikon, Komuna Uster, Kantoni i Cyrihut, ka humbur jetën në vendin e punës një punëtor kosovar i ndërtimit.

Fjala është për një shtetas kosovar të moshës 58 vjeçare, i cili është rrëzuar nga lartësia prej tri metrash, shkruan blick.ch.

Përkundër rianimacionit të bërë menjëherë pas aksidentit, kosovari ka vdekur në vendin ku është aksidentuar, njofton Policia Kantonale e Cyrihut, transmeton albinfo.ch.

Kosovari ishte duke punuar në rrënim të një objekti, kur, nga shkaqe ende të panjohura, është rrëzuar duke rënë tri metra në thellësi. Me këtë rast ai ka pësuar lëndime të rënda koke.