Ballina Lajme nacionale 510 000 euro dëm ‘call center-it’ ku punonte, arrestohet 29-vjeçari nga Berati

510 000 euro dëm ‘call center-it’ ku punonte, arrestohet 29-vjeçari nga Berati

26
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Policia ka arrestuar një 29-vjeçar që dyshohet se i shkaktoi një kompania telefonike jashtë vendit një dëm prej 510 000 euro, së bashku me 9 persona të tjerë.

Postimi i policisë

Në vijim të operacionit “ÇENTRALISTI” ndalohet një 29- vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”

Seksioni  i Krimit Ekonomik Financiar pranë DVP në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë,  ndaluan shtetasin në kërkim.

– F. P., 29 vjeç banues në Berat.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë  ka vendosur urdhrin e ndalimit për të më  19.02.2018 për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”

Shtetasi i sipërpërmendur, në bashkëpunim me nëntë shtetas të tjerë, të ndaluar më parë, ka siguruar të ardhura monetare nga ky aktivitet i paligjshëm, duke kryer aktivitetin e kundërligjshëm të rimbushjes dhe aktivizimit të paketave promocionale të një kompanie telefonie  celulari (jashtë shtetit Itali),së bashku shtetasit kanë përdorur aplikacione dhe platforma të kundraligjshme realizuar në vjedhje duke shpërdoruar detyrën në postet përkatëse të punës që kanë kryer pranë një kompanie Call-Center  në Tiranë, dhe duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar kësaj kompanie.

Materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme

---- ----
-----