Ballina Lajme Bota/Rajoni 50 të vdekur në aksidente trafiku gjatë ditës së Bajramit

50 të vdekur në aksidente trafiku gjatë ditës së Bajramit

34
SHPËRNDAJE

Gjatë festës së Kurban Bajramit në Turqi kanë vdekur 50 persona në aksidente të ndryshme trafiku.

Të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme tregojnë se gjatë festës së Kurban Bajramit në aksidente rrugore në Turqi kanë humbur jetën 50 persona, transmeton Anadolu Agency.

Theksohet se në periudhën prej 9 deri më 15 gusht janë ndërmarrë masa të gjera me qëllim të parandalimit nga aksidentet e trafikut. Nga Ministria bënë të ditur edhe një informacion se gjatë Bajramit kanë qenë të angazhuar më shumë se 116.000 policë trafiku dhe 560 të cilët në cilësi të pasagjerëve kanë kontrolluar vozitësit e autobusëve.

“Në 45 aksidente trafiku, që prej 10 deri më 14 gusht janë regjistruar në 33 zona të ndryshme, kanë humbur jetën 50 persona”, theksojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Më tej theksohet se sivjet, falë masave të ndërmarra, është ulur numri i rasteve të vdekjes në krahasim me një vjet më parë.

-----