Ballina Lajme Bota/Rajoni 50 të vdekur gjatë varrimit të Qasem Soleimanit në Iran

50 të vdekur gjatë varrimit të Qasem Soleimanit në Iran

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Miliona njerëz po marin pjesë në varrimin e Qasem Soleimanit.

Pesëdhjetë njerëz janë vr’arë dhe më shumë se 200 të tjerë kanë mbetur të plagosur në rrëmujën e krijuar gjatë varrimit të gjeneralit iranian Qasem Soleimani që u eliminua në një sulm me dron nga SHBA.

Këta persona vdiqën në qytetin e lindjes së Soleimanit në Kerman të Iranit në ceremoninë që u vonua.

Miliona njerëz thuhet se kanë mbushur rrugët në ditën e tretë të ceremonisë mortore.

Vrasja e Soleimani ka ngjallur frikën e një konflikti midis SHBA-së dhe Iranit, shkruan BBC.

Kreu i forcës Quds ishte i ngarkuar me mbrojtjen dhe projektimin e interesave iraniane jashtë vendit dhe u përshëndet si hero nga shumë njerëz në vendlindjen e tij. Menjëherë pas vdekjes së tij, Irani kërcënoi me hakmarrje.

---- ----
----
-----
-----