Ballina Sport 5 vite thatësirë në transfertat e Champions, statistika zhgënjyese e Suarez

5 vite thatësirë në transfertat e Champions, statistika zhgënjyese e Suarez

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Luis Suarez la Barcelonë në verë dhe u bashkua me Atletico Madrid, por duket se mallkimin e Champions League e ka marrë me vete. Ditën e djeshme ndaj Chelsea ai e nisi nga minuta e parë, por u zëvendësua pas vetëm 1 ore lojë, kur Atleticos i duheshin dy gola për t’u kualifikuar.

Kështu për herë të parë në karrierë Suarez mbylli një sezon në Champions League pa shënuar asnjë gol. Një rekord aspak pozitiv për uruguaianin, që tregon se dalëngadalë po vjen edhe perëndimi i tij dhe tregon qartë arsyen pse Koeman nuk e kishte në planet e tij.

 

Jo vetëm kaq, por dje ishte ndeshja e 25-të radhazi në transfertë në Champions League, që Suarez nuk shënon gol, duke u bërë lojtari i parë në historinë e Atletico Madrid me një thatësirë të tillë. Goli i tij i fundit në transfertë është ndaj Romës në vitin 2015. /abcnews.al

 

The post 5 vite thatësirë në transfertat e Champions, statistika zhgënjyese e Suarez appeared first on Abc News.

---- ----
-----