Ballina Lajme nacionale 482 fëmijë dhe 77 punonjës në izolim

482 fëmijë dhe 77 punonjës në izolim

14
SHPËRNDAJE

 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale në Maqedoninë e Veriut, Jagoda Shahpaska thekson se situata në kopshte është e mirë dhe nën kontroll.

Ajo shton se nuk po mendojnë për mbylljen e tyre, përcjell TV21.

Gjegjësisht, nga fillimi i pandemisë deri në javën e kaluar, ka 26 fëmijë dhe 83 punonjës të infektuar, dhe në javën e fundit janë regjistruar edhe 9 fëmijë dhe 40 punonjës.

Aktualisht 482 fëmijë dhe 77 të rritur janë në izolim.

Të gjithë kanë pasqyrë të mirë klinike përveç një fëmije dhe një edukatori.

Kapaciteti i kopshteve është 20,718, dhe për momentin janë të regjistruar 10,700 fëmijë./TV21

The post 482 fëmijë dhe 77 punonjës në izolim appeared first on RTV21.

-----