Ballina Lajme nacionale 48 vjeçarja e privoi nga jeta burri, vajza e saj bën dedikimin...

48 vjeçarja e privoi nga jeta burri, vajza e saj bën dedikimin tejet prekës

65
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Privimi nga jeta e 48 vjeҫares nga Prizreni, ishte rast shumë tronditës.

Gjatë muajit që e lam pas u privua nga jeta Armendë Aliu nga bashkëshorti i saj Bajram Velijaj në njëren nga lagjet e Prizrenit.

Në një mujorin e vdekjes së nënës, vajza e Armendës , Diellëza ka postuar një mesazh emocionues.

“Një muaj pa ty dhe akoma ndjehet joreale. Një muaj pa telefonata, asnjë tekst, pa përqafime. Si mund te jete? Ka netë që nuk fle. Ka netë që zgjohem në djersë, lotët më bien poshtë fytyrës dhe zemrës sime. Ka ditë kur e detyroj veten të ngrihem nga shtrati … E ka ditë që përpiqem të kujtoj se je akoma këtu. Mundohem të shpresoj që kjo është një ëndërr e keqe. Unë do të jepja çdo gjë që ai varr të mos jetë i juaji. Do të ipja çdo gjë për t’iu parë përsëri. Unë do të jepja çdo gjë për të mbështetur krahët përreth jush dhe për t’u mbajtur fort. Si do ta jetoj pjesën tjetër pa ty? Është shumë e dhimbshme!!! Te dua shumë Mam”, ka shkruar vajza e së ndjerës në rrjetet sociale.

Nërkohë i dyshuari për privimin nga jeta Bajram Velijaj, ka qëlluar 15 herë në gruan rreth 13 vjet më të re, Armendën, me të cilën po jetonte tash e sa kohë në Zvicër.

Motivi i kësaj ngjarjeje ende nuk dihet.

Anise çifti para disa javëve kishin pasur disa probleme të zakonshme bashkëshortore të cilat nuk lidheshin me tradhti.

Prokuroria po i vazhdon hetimet rreth këtij rasti. I dyshuari gjendet në ndalim.

---- ----
----
----- ----
-----