Ballina Lajme nacionale 48 vjeçaren nga Prizreni burri e privoi nga jeta, dalin detaje tronditëse...

48 vjeçaren nga Prizreni burri e privoi nga jeta, dalin detaje tronditëse të rastit

303
SHPËRNDAJE

Privimi nga jeta i gruas në Prizren, tronditi tërë vendin.

Gjithçka filloi pas një zënke mes çiftit që po qëndronin në shtëpinë e tyre në Prizren disa ditë pas kthimit nga Zvicra.

Pas një zënke, i dyshuari Bajram Velijaj, 61-vjeçar, e goditi aq shumë gruan e tij, tashmë të ndjerën Armenda Aliun saqë asaj filloi që t’i rrjedhë gjak nga veshi.

Në këtë gjendje, Armenda, e telefoni një familjar të sajin ku i tregoi për zënkën dhe i kërkoi që t’ia thërras një taksi me të cilin do të nisej për në Prishtinë.

Por rruga nga shtëpia deri tek taksia doli të jetë fatale për 48-vjeçaren.

Ajo, me paramendim u ndoq nga bashkëshorti i saj, Bajrami i cili gjuajti me aq sa kishte viktimën.

Dy qellimet e para dyshohet të kenë qenë fatal për 48-vjeçaren.

Por i dyshuari nuk u ndal. Ai i shkrepi 15 plumba nga mjeti të cilën po e mbante pa leje.

Familjarët e viktimës, përmes palës mbrojtëse, avokatit Arianit Koci, po kërkojnë ndalim të përjetshëm për të dyshuarin.

Ndërkohë nga Prokuroria thonë se ende janë duke mbledhur të dhëna për këtë rast.

Ka shkrepur 15 fishek në gruan rreth 13 vjet më të re, Armendën, me të cilën po jetonte tash e sa kohë në Zvicër.

Bajram Veliaj, 61-vjeçar nga Prizreni, dyshohet se kreu rastin e rëndë mbrëmjen e gjashtë gushtit të këtij viti.

Motivi i kësaj ngjarjeje ende nuk dihet. Anise çifti para disa javëve kishin pasur disa probleme të zakonshme bashkëshortore të cilat nuk lidheshin me tradhti.

Në anën tjetër, Prokuroria po i vazhdon hetimet rreth këtij rasti. I dyshuari gjendet në ndalim.

Ai ende nuk është intervistuar nga ana e organeve të hetuesisë.

Ndërkohë familja e viktimës po kërkojnë burgim të përjetshëm për të dyshuarin për rastin.

Në një deklaratë për Express, pala mbrojtëse familjes Hoti, avokati Arianit Koci ka deklaruar se në bazë të provave që ai ka, del të jetë se rasti u krye me paramendim.

“Në cilësinë e përfaqësuesit të palëve të dëmtuara kam filluar me analizën e provave dhe dëshmive lidhur me rastin të së ndjerës Armenda. Te gjitha provat tregojnë që rasti ka qenë i paramenduar, e planifikuar mirë, dhe se e njëjta, është kryer në mënyrën më mizore të mundshme”, ka deklaruar, avokati Arianit Koci i cili është palë mbrojtëse e familjes së dëmtuar.

Familja e viktimës po kërkojnë dënim maksimal për të dyshuarin për këtë rast.

“Për shkak të mizorisë ekstreme dhe paramendimit, kjo vrasje është kualifikuar si rast i rëndë, dhe kryesi i veprës e meriton dënimin me ndalim të përjetshëm”, deklaron tutje Koci.

Ai thekson se ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarje të rëndë. Mirëpo zënkat e as privimi nga jeta e çiftit, sipas tij, nuk kanë pasur të bëjnë me tradhti.

“Ende nuk dihet motivi, por sipas informatave të para, nuk është në pyetje tradhtia bashkëshortore. Me këtë rast, drejtësia duhet të dërgojë porosi të qartë: Privimet nga jeta e grave të dënohen ashpër”, thotë Koci.

E ndërkohë, nga Prokuroria e shtetit po deklarojnë se po i vazhdojnë hetimet lidhur me këtë rast. Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, tha të dielën se janë në fazën e grumbullimit të provave. Ata kanë kërkuar që të kryhen edhe disa ekzaminime. Ndërkohë ende nuk janë intervistuar i dyshuari si dhe dëshmitarët e tjerë për këtë ngjarje.

“Ne ende jemi në fazën e grumbullimit të provave. Ende nuk janë intervistuar i dyshuari e as dëshmitarët. Po shpresojmë që në javën që vjen do të intervistohen. Ndërkohë jemi duke i pritur edhe disa prova shtesë. Raporti i autopsisë i bërë në trupin e viktimës pritet që javën të vijë tek ne”, deklaron prokurorja Gashi.

Në anën tjetër pala mbrojtëse e të dyshuarit për privimin nga jeta, avokati, Orhan Rekathati tha se klienti i tij e ka pranuar veprën për të cilën ka thënë se ndihet i penduar.

“Do të vazhdojnë hetimet ma tutje. Ai (Bajram Velija), deklaroi se gjithçka ka ndodhur aty për aty. Nuk kanë pasur diçka konflikte bashkëshortore. Nuk ka pas ndonjë motiv për hakmarrje ose diçka tjetër. Me moral ajo ka qenë në çdo pikëpamje mirë, nuk ka tradhtua. Vetëm pakënaqësi bashkëshortore”, thotë avokati.

Tutje, avokati Rekathati, deklaron se klienti i tij i ka thënë se asnjëherë nuk kishte goditur gruan e tij tashmë të ndjerë dhe se fjalosja kishte qenë momentale.

Ndërkaq, Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Veprave të Rënda duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e ndalimit në kohëzgjatje prej 1 muaji ndaj të pandehurit me iniciale B.V. nga Prizreni, që privoi nga jeta gruan e tij Armenda Aliun.

“Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vepër e rëndë nga neni 173 par.1.pika 1.3. të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Masa e ndalimit do të llogaritet prej datës së ndalimit 07.08.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 06.09.2019”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

-----