Ballina LifeBizare 46-vjeçarja vdes nga koronavirusi: Kur të shërohem, do më ftoni për drekë!

46-vjeçarja vdes nga koronavirusi: Kur të shërohem, do më ftoni për drekë!

36
SHPËRNDAJE

Koronavirusi po vazhdon të marrë jetë në gjithë botën.

Një histori e trishtë vjen nga Italia ku një zonjë 46-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit, COVID-19.

Sipas OglioPoNeës, disa ditë më parë Arianna u kishte shkruar miqve të saj në Facebook, se kur të shërohej të gjithë do ta ftonin atë për darkë.

“Kur të shërohem do të më ftoni të gjithë në drekë apo darkë”, -ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.

Arianna e cila sapo kishte mbushur 46 vjeç, kishte studiuar në Venecia dhe më pas kishte punuar në turizëm, dhe në fund ishte transferuar në Lombardi, aty ku u infektua dhe humbi jetën.