Ballina Lajme nacionale 45 vjeçari u privua nga jeta në Prishtinë, rasti vazhdon të mbetët...

45 vjeçari u privua nga jeta në Prishtinë, rasti vazhdon të mbetët enigmatik

19
SHPËRNDAJE

Vazhdon të mbetët rast enigmatik, privimi nga jeta i 45 vjeҫarit në Prishtinë.

Ngjarja saktësisht ndodhi të shtunën te nënkalimi në lagjen “Pejton” të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka siguruar prova nga vendi i ngjarjes mirëpo pavarësisht tyre askush nuk është identifikuar as prangosur përkitazi me rastin.

Ganiu është rrahur dhe më pas është shtyrë shkallëve të nënkalimit nga një person që kishte të veshur një maicë me ngjyrë të bardhë.

I dyshuari me të kryer veprën ka ikur në drejtim të panjohur ndërsa organet e rendit po punojnë në identifikimin dhe kapjen e tij.

-----