Ballina Arti 42 vite nga lindja e një filmi: “Koncert në vitin ‘36” filmi...

42 vite nga lindja e një filmi: “Koncert në vitin ‘36” filmi që nuk u “dëmtua” nga koha

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Këtë vit filmi “Koncert në vitin ‘36” mbush 42 vjeç, që përkon edhe me përvjetorin e 75 të lindjes së regjisorit Saimir Kumbaro.

Një film qe ka shumë elementë dallues dhe patjetër një ndër më të shënjuarit e kinamatografisë shqiptare. Me skenar të Kiço Blushit dhe Dhimitër Shuteriqit, dhe me një kast te mrekullueshëm aktorësh.., për të përkujtuar këtë ditëlindje të filmit unë kam zgjedhur të bej një bashkëbisedim me prof. Përparim Kapo-n.

“Është e drejte ajo që thoni. Është një nga filmat që i ka rezistuar kohës. Filmi është i bukur, filmi është i freskët, filmi trondit edhe sot. Sepse është ndërtuar me elementët më të mirë që kërkon kinematografia. Gjuhën e imazhit, skenarin, portretizimin, vizatimin e personazheve, montazhin, piktorin e filmit, piktorin e kostumeve. Pra të tere këta elementë, por mbi të gjitha është regjizura”

“Është një koncert i shoqërisë njerëzore ne vitet ‘30. Ne kemi aty dy botë; botën griteske të shtetit dhe botën njerëzore të thjeshtë të braktisur. Në mes është një figurë emblematikë, është tellalli.”

“Elementi tjetër është loja aktoriale. Birçe Hasko tellalli, nënprefekti një nga figurat më të bukura të Robert Ndrenikës. Kemi Margarita Xhepën, por edhe Manushaqe Qenami.”

“Është kënaqësi që në këtë përvjetor më zgjodhët mua t’i them këto fjalë.”

---- ---- ----
-----