Ballina Lajme nacionale 4000 punonjës shëndetësor janë paraqitur për vaksinim

4000 punonjës shëndetësor janë paraqitur për vaksinim

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

 

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, tha se në bazë ditore do të vaksinohen 880 persona në të gjitha poliklinkat e Shtëpisë së shëndetit, Shkup dhe 550 në punktin e Qendrës Klinike.

Në fillim siç dihet do të vaksinohen punonjësit shëndetësorë, të cilët janë në grupin e parë të qytetarëve më të rrezikuar, sipas planit operativ.

2000 punonjës shëndetësorë janë në Shkup, të tjerët nëpër qytete tjera. Punonjësit e tjerë shëndetësorë do të vaksinohen nëpër punkte të vaksinimit, sipas shembullit të vaksinimit kundër gripit sezonal, deklaroi Filipçe. Janë përcaktuar mjekët, infermierët dhe specializantët qe do të merren me vaksinimin./TV21

The post 4000 punonjës shëndetësor janë paraqitur për vaksinim appeared first on RTV21.

---- ----
-----