Ballina Sport “3000 punëtorë kanë humbur jetën”, pjesëmarrja e Danimarkës në Botëror kalon nga...

“3000 punëtorë kanë humbur jetën”, pjesëmarrja e Danimarkës në Botëror kalon nga parlamenti. Kërkohen të drejtat e njeriut

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Botërori që do të zhvillohet në vitin 2022 gjithnjë ka pasur shumë hije dyshimi pas tij. Në fakt, ky vend nuk plotëson disa kushte për të zhvilluar një Kupë Bote, më elementarja është pjesa metereologjike. Në vendin arab gjatë verës që luhet Botërori është shumë nxehtë, ndaj është vendosur që kompeticioni të luhet në dimër.

Sakaq, në Katar vazhdon puna për ndërtimin e stadiumeve, ku besohet se po shfrytëzohen shumë njerëz në formën e skllavërve duke punuar në orë shumë më të gjata se normalja dhe në kushte pasigurie totale.

Madje, besohet se deri më tani kanë humbur jetën plot 3000 punëtorë. Ndaj, në Danimarkë po mendojnë të bëjnë një lëvizje frymëzuese teksa fansat kërkojnë që kombëtarja e tyre të heqë dorë nga pjesëmarrja në Botërorin e Katarit duke qenë se atje janë shkelur të drejtat e njerzve.

Një gjest i madh, por që në fakt tashmë do të kërkojë një diskutim nga politika e cila do ta bëjë këtë gjë në parlament, e detyruar nga fakti se janë mbledhur 50000 firma.

“Është koha të qëndrojmë  në krah të vlerave që ne i duam shumë siç është demokracia, liria e të shprehurit dhe të drejtave thelbësore të njeriut. Duam të jemi vendi që ngrihemi dhe qëndrojmë për lirinë dhe të drejtat e njeriut”, ishin fjalët e grupit promotor për mbledhjen e firmave.

Ndërkaq, rreth mundësisë për t’u tërhequr nga Botërori ka folur edhe trajneri i kombëtares, Kasper Hjulmand, i cili shprehet se do të pranojë çdo vendim. “Edhe nëse një futbollist vjen dhe më thotë se nuk do të marrë pjesë sepse do të luhet në Katar, unë do ta mbështesja dhe do ta pranoja vendimin e tij”, ishin fjalët e Hjulmand.

Kujtojmë se në shortin e hedhur pak ditë më parë, Danimarka është favorite për ta fituar duke qenë se kanë si kundërshtar Skocinë, Austrinë, Izrael, Ishujt Faroe dhe Moldavinë.

Megjithatë, tashmë nuk është vetëm fusha ajo që e dërgon Danimarkën në Botëror, por do jenë politikanët që duhet të ndërmarrin një vendim të shtyrë nga qytetarët e tyre që theksojnë dhe luftojnë për të drejtat e njeriut dhe demokracinë.

---- ----
----
-----
-----