Ballina Lajme nacionale 30 vjet më parë Gjermania vendosi themelet e Evropës së bashkuar

30 vjet më parë Gjermania vendosi themelet e Evropës së bashkuar

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në 30 vjetorin e rënies së murit të Berlinit dhe ribashkimin e Gjermanisë e ka uruar popullin gjerman duke thënë se 30 vjet më parë Gjermania vendosi themelet e Evropës së bashkuar.

“Kosova me krenari ndan vlerat e unitetit, lirisë dhe demokracisë me aleatët e saj evropianë dhe mbetet e përkushtuar për kultivimin e mëtejmë të këtyre vlerave në funksion të garantimit të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për çdo qytetar”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.

Më 3 tetor të vitit 1990, Gjermania zyrtarisht u bashkua, me synimin që dy pjesët e vendit të jenë të zhvilluara në të njëjtën masë në një të ardhme të afërt. Gjermania vuajti ndarjen e saj në dy pjesë, njëra pjesë u kontrollua nga aleanca perëndimore e udhëhequr nga SHBA-të dhe pjesa lindore e Gjermanisë u pushtua nga trupat ruse./21Media

The post 30 vjet më parë Gjermania vendosi themelet e Evropës së bashkuar appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----