Ballina AKTUALE Familjet e dëmtuara nga përmbytjet, kan 30 ditë kohë për paraqitjen e...

Familjet e dëmtuara nga përmbytjet, kan 30 ditë kohë për paraqitjen e kërkesave për ndihma

216
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sot një delegacion ka vizituar disa nga familjet e prekura nga përmbytjet e fundit në komunën tonë, andaj ky delegacion ka njoftuar familjet dhe opinionin përmes një komunikate se sipas Shtabit për situata të jashtëzakonshme kanë afat prej 30 ditëve për të paraqitur kërkesat, për përfitime nga ndihmat për familjet e prekura nga situata e vërshimeve.

Sot një delegacion i komunës së Bujanocit ka vizituar disa prej shtëpive të dëmtuara nga vërshimet e fundit që goditën komunën e Bujanocit, respektivisht në fshatrat Lluçan, Konçul, Novo Naselje dhe Banjë të Bujanocit, me ç’rast nga afër u njoftuan rreth dëmeve.

----

Nga situata e fundit e vërshimeve shumë ekonomi familjare janë dëmtuar, dhe përfaqësuesit institucional të komunës së Bujanocit i njoftuan familjet e dëmtuara rreth mënyrës së aplikimit për ndihmë, e cila sipas Shtabit për situata të jashtëzakonshme kanë afat prej 30 ditëve për të paraqitur kërkesat./BujanociNet/

----- ----