Ballina Lajme nacionale ‘3 zall, 1 cement’, protestë kundër gropave në rrugët e kryeqytetit

‘3 zall, 1 cement’, protestë kundër gropave në rrugët e kryeqytetit

16
SHPËRNDAJE

Zgjedhjet janë afër dhe partitë politike kanë nisur para kohe fushatën zgjedhore.

Rinia Demokratike e Degës së PDK-së në Prishtinë për sot ka paralajmëruar një aktivitet simbolik të quajtur “3 zall, 1 cement”.

Sipas njoftimit për media, përmes këtij aktiviteti thuhet se do të shfaqet pakënaqësia për gropat në rrugët dhe trotuaret e kryeqytetit.

Aktiviteti “3 zall, 1 cement” zhvillohet në rrugën “Agim Ramadani” prapa Teatrit Kombëtar në ora 12:00.

-----