Ballina Sport 3 opsionet e UEFA-s për mbajtjen e kompeticioneve evropiane

3 opsionet e UEFA-s për mbajtjen e kompeticioneve evropiane

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

UEFA po mendon që të gjejë një zgjidhje për rifillimin e kompeticioneve evropiane në futboll, ndërsa kontinenti vazhdon që të vuajë nga pasojat e pandemisë COVID-19.

----

Shpesh është thënë se prioritet është vazhdimi i kampionateve, për të cilët po punohet të gjendet një zgjidhje. Megjithatë po punohet edhe për një zgjidhje për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Sipas asaj që shkruan “The Sun”, janë 3 opsione për tu mbyllur kupat e Evropës, me ndeshjet që mendohen të luhen të gjitha në gusht. E para është që 8 skuadrat e kualifikuara për në çerekfinale, të sfidohen me gara teke në një stadium të vetëm.

Opsioni i dytë është që duke nisur nga gjysmë finalet, 11 ndeshjet të luhen në 3 javë në një qytet të zgjedhur nga UEFA. Dhe opsioni i fundit është që të gjitha ndeshjet të luhen në maksimumi 4 javë me nga një ndeshje për të mbërritur deri te finalja.

----- ----