Ballina LifeBizare 3/4 e amerikanëve besojnë tek UFO-t

3/4 e amerikanëve besojnë tek UFO-t

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një sondazh i realizuar nga Gallup e i publikuar nga revista Newsweek, tregon se tre të katërtat e amerikanëve besojnë tek jashtëtokësorët.

Prej këtyre, 33 % janë të bindur se alienët e vizitojnë Tokën me anije kozmike. Më të pritur ta besojnë një gjë të tillë rezultojnë të rinjtë e moshës nga 18 deri në 29 vjeç, jobesimtarët dhe personat pa arsim të lartë.

Gjithashtu, besimi tek Ufo-t është më I fortë në rajonet lindore të Amerikës, ndërsa në rajonet qendrore njerëzit shfaqen disi më skeptikë. 70% e të anketuarve sakaq, janë të të bindur se qeveria di më shumë nga sa tregon mbi jetën jashtë planetit tonë.

---- ----
----
----- ----
-----